Site icon Telegrafi

PSP-ja: Çdo ligj që nuk pengon hetimet tona, është i mirëseardhur

Në një bisedë me agjencinë e lajmeve META, kabineti i prokurores speciale, Katica Janeva, thotë se çdo ligj që do t’u mundësojë që t’i kryejnë hetimet pa pengesa, është me rëndësi të veçantë për PSP-në, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më tej, nga PSP-ja vërtetojnë se deri te ata kanë arritur kërkesat nga avokatët e personave ndaj të cilëve PSP-ja ka nisur procedura hetimore, persona të cilët janë falur nga kryetari Ivanov. Këto kërkesa janë në fazë shqyrtimi./Telegrafi/

Exit mobile version