Telegrafi

PSP-ja ankohet për vendimin që të mos paraburgoset afaristi Sead Koçan

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pas vendikmit për mosparaburgosjen e afaristit Sead Koçan, i dyshuari kryesor në lëndën ”Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata dje vendosi që Koçan të mbetet i lirë, por ka kërkuar garancë prej rreth 900 mijë euro, i është marrë pasaporta dhe duhet që një herë në javë të paraqitet në gjykatë.

Përndryshe, Koçan ishte në arrati dy muaj e gjysmë dhe u shfaq vetëm pasi që Gjykata e Lartë shfuqizoi paraburgimin e tij./Telegrafi/