Prokurorët nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) dje kanë hyrë në Spitalin klinik në Manastir, për të mbledhur më shumë informacione mbi procedurat e tenderit të shpallur në vitin e kaluar, njofton për Meta drejtori i spitalit, Vasille Najdovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Prokurorë të PSP-së erdhën në spital për të mbledhur dokumentacionin për pjesën e tenderit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë. I pritëm, shkëmbyem telefonat dhe u ndihmuam gjithçka që ata kanë nevojë’, tha Najdovski.
Ai mohoi informacionet se menaxhmenti i spitalit disa orë nuk i ka pranuar prokurorët dhe tha se në të kundërt kanë qenë korrekt.
Nga PSP, duke cituar fshehtësinë e procedurave para hetimore dhe të hetimit që i udhëheqin, sot nuk i konfirmuan, por as edhe nuk mohuan informatat se prokurorët e tyre ishin në Spitalin klinik në Manastir. /Telegrafi/