Prokuroria Speciale Publike sot ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme ku ka paralajmëruar shtatë lëndë të reja ku hetohen 17 persona, ish-zyrtarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Janeva tha se janë hapur shtatë lëndë dhe paralajmëroi bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike dhe Ministrinë e Drejtësisë.
”Më lejoni të ju njoftojmë se ne kemi vazhduar të punojmë, t’ i ndajmë bisedat private prej atyre me përmbajtje që i duhen ligjit. Së shpejti, edhe kjo prokurori do të punojë me afate dhe me kohë që të zbardhim misionin tonë. Ne shpresojmë se do të bëjmë punën që na duhet. Sipas ndryshimeve të gjyqësisë në Maqedoni, ne presim që deri në vitin 2020 ne të transformohemi si pjesë e Prokurorisë Themelore Publike. Besojmë se do të ngrejmë edhe padi të reja. Ajo që e vërtetoi punën tonë, ishte praktika e gjykatave të cilët pranuan fakte nga inçizimet e përgjimeve dhe të njejtat u përdorën si fakte.
”Puna e gjykatave neve na jep hapësirë që të punojmë edhe më duke propozuar fakte dhe informacione. Me këtë ne e vërtetojmë se të akuzuarit janë fajtorë për atë që akuzohen. Ne do të punojmë që të krijojmë një qendër hetuese që deri tani ka punuar jo-formalisht. Do të doja ta informoj publikun se kemi marrë lëndë për ”Shkupi 2014”, ”Aktor”, ”Kosmos”. Për të njejtat kemi hapur lëndë parahetimore. Kjo na jep mundësi që të vazhdojmë të punojmë sipas ligjit. Duke e parë mundësinë ne aktivisht marrim pjesë në komisionin e Ministrisë së Drejtësisë për të ndryshuar ligjet. Kemi hapur shtatë lëndë të reja ku akuzohen gjithësejt 17 persona” tha Katica Janeva. /Telegrafi/