Prokuroria Speciale Publike ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit. Sipas burimeve të televizionit Alsat M, Specialja në Çair ka ndërhyrë në bazë të procedurës para-hetimore të cilën po e udhëheq dhe që ka të bëj me ndërtimet pa leje. Ekipi i Katica Janevas ka qëndruar mbi 3 orë në hapësirat e Komunës së Çairit duke kërkuar kështu prova materiale mbi ndërtimet pa leje, kryesisht në këtë komunë.
Në bombat e opozitës, funksionarët të BDI-së madje edhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, dëgjohen teksa bëjnë plane të brendshme partiake për shitjen e objekteve me 1000 euro metër-katror, marrëveshje mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe kreut të OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski për anulimin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në këtë komunë dhe intervenimet e funksionarëve të BDI-së tek ish ministri i Transportit dhe lidhjeve për anulimin e urdhëresave për rrëzimin e objekteve pa leje nën arsyetimin se në Komunën e Çairit një intervenim i tillë do të kishte ndikim negativ politik ndaj BDI-së.
Në procedurë e sipër janë hetimet e para që ekipi i Katica Janevas do t’i procedojë për ndërtimet pa leje dhe keqpërdorimet e urdhëresave për rrëzimin e objekteve jashtë ligjit për legalizim në Komunën e Çairit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QmP8c8-HfCc