Prokuroria Speciale Publike ka përfunduar hetimin për rastin “Transportuesi”, kurse së shpejti priten akuzat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raportimin se hetimi është mbyllurështë dërguar deri te mbrojtësit për këtë rast, konfirmoi për 24Vesti avokati i kryetarit të Manastirit. Nikolla Dodevski tha se priten edhe provat për mundësi eventuale për të vlerësuar apo të kërkuar prova të reja.
Kryetari i Manastirit, Vlladimir Talevski dhe 22 persona të tjerë dyshohen për keqpërdorim të buxhetit të Maqedonisë për 360.000 euro për shkak të organizimit të paligjshëm të transportit shkollor, i cili sipas PSP, Manastiri ka paguar transportin më të shtrenjtë në botë. /Telegrafi/