Site icon Telegrafi

”PSP duhet të argumentojë me më shumë fakte rreth lëndëve që kërkon t’i shqyrtojë”

Gjykata e lartë e Shkupit thekson se Prokuroria Speciale Publike duhet të publikojë më shumë fakte rreth kërkesës për t’i marrë në shqyrtim lëndët: Shpresa, Magyar Telekom, Spiun, Mitmarrja dhe Sopotin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në vendim theksohet se nga neni 5 paragrafi 1 i Ligjit për Prokurorinë Publike për ndjekje të veprave penale që dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, e parashikojnë juridiksionin e Prokurorit të Përgjithshëm i cili drejton me këtë Prokurori si juridiksion të kufizuar të përcaktuar në nenin 2, paragrafi 1 i të njëjtit ligj.

Ky vendim është nënshkruar nga kryetarja e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedelkova./Telegrafi/

Exit mobile version