Në javën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale në Maqedoni, Prokuroria Speciale Publike tashmë ka qenë në disa seanca gjyqësore ku të ulur në bankat e të akuzuarve janë pikërisht zyrtarë që enden tubimeve për të bindur qytetarë për t’i votuar kandidatët e tyre.
Edmond Themelko, i dyshuar për manipulime në zgjedhje tani është në paraburgim. Ai akuzohet për sjellje të votuesve nga Shqipëria, më saktësisht ”Pusteci” për të votuar në Komunën Qendër në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Taleski, kryetari i Komunës së Manastirit dyshohet për manipulime me pagesat për transportin e fëmijëve. Edhe ky rast është në proces.
Nikolla Gruevski me kryesinë e ngushtë janë gjithashtu në proces për rastin e incidentit në Komunën Qendër në Shkup ku kreu i OBRM-PDUKM-së kishte porositur dhunë në mbledhjen e Këshillit Komunal të kësaj komune.
PSP do të vazhdojë betejën për drejtësi. Para disa muajve, ata ishin institucioni më i besueshëm në Maqedoni. /Telegrafi/