Drejtori i drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Ljupço Andonov, nuk është ftuar për bisedë në Prokurorinë Speciale Publike, njoftojnë nga Prokuroria Speciale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Sa u përket pyetjeve të shumta të cilët sot u drejtuan deri te kjo Prokurori Publike, ju njoftojmë se drejtori aktual i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Ljupço Andonov, nuk është ftuar për bisedë në këtë Prokurori Publike dhe informatat të cilat qarkullojnë në publik se gjoja ai është marrë në pyetje, nuk janë të vërteta“, thuhet në njoftimin e shkurtër.
Në rrjetet sociale u paraqitën informata kinse Andonov sot është ftuar për bisedë në Prokurorinë Speciale Publike./Telegrafi/