Ministri për Punë të brendshme Mitko Çavkov, me shkarkimin e Primislav Dimovskit nga funksioni i shefit të njësitit policor „Alfa“ e ka shkelur nenin 50 paragrafi 3 të Ligjit për procedurë penale, i cili ndalon shkarkim dhe ri pozicionim në vend tjetër të punës të hetuesit të përcaktuar me urdhër të prokurorit publik. Ministri ballafaqohet me përgjegjësi penale. Dimoski llogaritet si hetues në Prokurorinë Speciale Publike, ka njoftuar SDK, burimet e të cilit konfirmojnë se asnjë nuk e ka pyetur PSP nëse mund të zëvendësohet hetuesi Dimoski, nga vendi i punës dhe të caktohet në vend tjetër pune, gjë që është në kundërshtim me ligjin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
LPP thotë qartë se çdo hetues, i emëruar me urdhër të cilitdo prokuror nga Maqedonia, punon nën kontroll dhe urdhër të tij në të njëjtin vend pune kur për të është dhënë urdhri për hetues, derisa prokurori publik ta ndryshojë urdhrin. Askush nuk guxon të veprojë në kundërshtim me këtë dispozitë, thuhet në nenin 50 të ligjit.
Përndryshe të premten, ministri Çavkov në vendin e Dimoskit e emëroi ish shefin e „Alfave“, të falurin Ivica Anteski – Puki./Telegrafi/