Site icon Telegrafi

PSP: 540.646 telefonata dhe 119.088 sms porosi janë përgjuar në Maqedoni (Dokument)

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë sot ka publikuar raportin 6 mujor të punës në këtë institucion nga 13 ndihmës prokuror special dhe Katica Janeva e cila është emëruar nga katër partitë politike që të ndjek punët e paligjshme në Maqedoni që u publikuan nga telefonata e ndjekura në mënyrë të paligjshme të funksionarëve shtetëror, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mes tjerash në raportin e nënshkruan nga Katica Janeva thuhet ”Me datë 30 dhjetor 2015 nga partia politike LSDM deri te kjo Prokurori Publike janë dorëzuar: një hardisk dhe gjashtë kuti me transkripta të shtypura në letër. Pas pranimit PSP ka futur këto materiale në arka sigurie të cilat i përmbushin të gjithë standardet për fshehtësi. Me datë 11 Janar 2016 solla vendim që të formohet komision të përbërë nga prokuror publik që do të bënin pranimin, analizën dhe seleksionim e këtij materiali. Pasi këto materiale ishin shumë voluminoze, puna e këtij komisioni vazhdoi deri më 11 Mars 2016. Pas përfundimit të punës u vërtetua kjo gjendje:

– Në hardiskun e dorëzuar nga LSDM kishte 546.948 skedar (file) prej të cilave 540.646 ishin skedar me zë (audiofile) dhe 6.302 skedar (file) në forma të shkruar (Word, PDF dhe tjerë)

– Në formë të shtypur janë dorëzuar 23 libra të mëdhaja me spirale me gjithësejt 18.155 faqe, ku ka 119.088 transkripta dhe sms porosi. Gjithashtu janë dorëzuar edhe 1.828 fleta me tekst të cilët nuk kanë qenë të numëruara.

Për gjithë këto materiale ky komision ka pregatitur raport dhe procesverbal prej 619 faqesh” thuhet në raportin e PSP-së./Telegrafi/

 

Raportin mund ta lexoni këtu!

Exit mobile version