“Duke pasur parasysh gjithë ngjarjet aktuale politike, ne mendojmë se maqedonasit dhe partitë maqedonase duhet të krijojnë platformën e përbashkët, ku qartë do të vendosen vijat e kuqe rreth çështjeve kyçe me të cilat ballafaqohet shteti”, deklaroi Malisha Stankoviq, nga Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) e cila është iniciatore për krijimin e një platforme maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se pas çdo cikli zgjedhor dalin në sipërfaqe çështje të tilla për shtetin, mes të cilave partitë bëjnë koalicione dhe sipas tij, një platformë e partive maqedonase është e pashmangshme.
Ndërsa në lidhje me partinë e tij, ai tha se PSM ka vazhdimësi në këto hapësira dhe çdo herë ka pasur përfaqësuesin e saj në Kuvend./Telegrafi/