Partia Socialiste e Maqedonisë propozon që të dy partitë më të mëdhaja politike OBRM-PDUKM dhe LSDM të bisedojnë dhe përmes dialogut, tolerancës dhe sjelljes paqësore të gjejnë zgjidhje për krizën e tanishme politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti kërkon që përmes mendimeve, argumenteve dhe fakteve, posaçërisht në, siç thonë, ruajtjen e unitaritetit dhe stabilitetit të shtetit, të bien në ujdi për një platformë për dajle nga kriza e tanishme.
PSM-ja shprehet e gatshme që të jetë ndërmjetësues për të përafruar të dy partitë që të dialogojnë./Telegrafi/