Ekspertët kanë zbuluar se natyra e pamëshirshme dhe mungesa e emocioneve i bëjnë psikopatët si persona idealë për fushën e mjekësisë.
Doktori i suksesshëm i kardiologjisë, Stephen Westaby, ka pohuar se e ka zhvilluar apetitin e tij për rrezik pasi e kishte dëmtuar kafkën duke luajtur ragbi, transmeton Telegrafi.
“Kur më kanë rikthyer në shkollën mjekësore, ata më kanë thënë se jam më ndryshe nga personi i turpshëm që e kanë njohur më herët. Nuk kisha më fare frikë dhe kjo gjë u bë trajtë shumë e rëndësishme në karrierën time”, ka rrëfyer ai.
Ai tregon se ka ndryshuar dhe se i ka pëlqyer ndryshimi, duke shtuar se mund të ballafaqohej me çdo gjë pa ndjenja të frikës.
71-vjeçari ka treguar se mungesa e frikës është trajtë e psikopatëve dhe se kjo ka ndikuar që ai të performojë ndërhyrje të rrezikshme.
Një prej ndërhyrjeve të rrezikshme që ai e ka kryer ka qenë largimi i një të tretës së zemrës të një vajze pesëmuajsh dhe pastaj menjëherë zëvendësimi i një arterie.
“Më duhet të theksoj se për t’i kryer dy operacione të reja dhe t’i filmosh ato, patjetër se duhet të jesh psikopat”, ka rrëfyer ai. /Telegrafi