Provojeni!
Është krejtësisht normale që ndonjëherë gjatë bërjes dashuri të ndieni pasiguri e cila ju pengon të vazhdoni të kënaqeni në marrëdhënie intime me partnerin tuaj.
Kjo mund të ndodhë sepse nuk ju pëlqen se si dukeni, ose mund të keni bërë ndonjë lëvizje jo të përshtatshme apo ka situata kur për ndonjë arsye nuk jeni në gjendje të eksitoheni mjaftueshëm, por edhe situata kur përjetoni kulmin shumë shpejt, transmeton Telegrafi.
Psikologët propozojnë të provoni që të relaksoheni dhe ta ngrini vetëbesimin nëpërmjet humorit. P.sh., nëse gjatë paralojës në një moment nuk ndiheni këndshëm dhe nuk dini si të relaksoheni, bëni një shaka të shpejtë, bile edhe në llogari tuajën, dhe kjo deri diku do t’ju përmirësojë humorin.
Kjo gjithashtu do të ulë tensionin ndërmjet jush dhe partnerit tuaj dhe do t’ju mundësojë që të relaksoheni dukshëm në hulumtim të mëtejmë të kënaqësisë seksuale.
Nëse megjithatë as humori nuk ju ndihmon që të relaksoheni në krevat dhe të eksitoheni mjaftueshëm për vazhdim të marrëdhënies seksuale, mos u pikëlloni.
Komunikimi të cilin e keni realizuar me partnerin tuaj në momente të këtilla do t’ju ofrojë edhe më shumë që herën tjetër të jeni më pak të pasigurta në krevat me të dashurin/të dashurën tuaj. /Telegrafi/