Site icon Telegrafi

Psikiku që pretendon se parashikoi COVID-19 zbulon vizionet e tij për vitin 2025

Viti i Ri, parashikime të reja të tmerrshme.

Një psikik që pretendon se ka parashikuar me saktësi COVID-in, ka zbuluar parashikimet e tij për vitin 2025.

Nicolas Aujula, një hipnoterapist 38-vjeçar me qendër në Londër, së fundmi ndau parashikimin e tij për vitin e ri – megjithëse kritikët pretendojnë se disa nga parashikimet e tij mund të jenë shumë të paqarta ose të dukshme.

Psikiku i vetëshpallur ka pohuar se ky do të jetë “një vit ku ka mungesë dhembshurie në botë”.

Ai paralajmëroi se ne “do të shohim akte të tmerrshme të së keqes njerëzore dhe dhunës ndaj njëri-tjetrit në emër të fesë dhe nacionalizmit”.

Me këtë, Aujula parashikoi që Lufta e Tretë Botërore mund të mbërrijë nga mesi i vitit, përcjell Telegrafi.

“Për 2024-ën, parashikova që Trump të fitonte zgjedhjet në SHBA”, pohoi psikiku.

Aujula tani beson se presidenti i zgjedhur Trump do të ketë një “vit të suksesshëm”.

Ai tha gjithashtu se Toka do të hakmerret ndaj njerëzimit për djegien e lëndëve djegëse fosile dhe shkatërrimin e vazhdueshëm të saj me motin ekstrem.

Aujula pohoi se viti 2025 do të sjellë “fitore të mëdha” në sportet e grave, të cilave do t’u kushtohet më shumë vëmendje dhe do të merren seriozisht.

Ai beson se edhe punonjësit do të kenë më shumë respekt.

Por, pavarësisht parashikimeve të tij kryesisht shqetësuese, psikiku këmbëngul se ai nuk ka “frikë” për vitin e ri.

Ndryshe, Aujula ka përjetuar vizione të së ardhmes që kur ishte 17 vjeç dhe më parë ka pretenduar se ka paralajmëruar disa ngjarje të mëdha botërore.

“Kam parashikuar me saktësi COVID-in, intervistën e Harry dhe Megan Oprah, lëvizjen Black Lives Matter dhe zjarrin e Notre Dame”, pohoi ai.

Megjithatë, ai pretendon se aftësitë e tij nuk janë aq të veçanta.

“Kur mendja është e qetë, informacioni psikik rrjedh më lirshëm, ndërsa kur je i stresuar e pengon këtë”. /Telegrafi/

Exit mobile version