Site icon Telegrafi

Psikiatria në Prishtinë, Klinika ku personeli ndihet përherë i rrezikuar nga pacientët (Video)

Një dhomë e ftohtë dhe e izoluar në të gjitha anët, është vendi ku pacientët me probleme psikike trajtohen për thuajse deri në tri ditë.

Pacientët në Klinikën e Psikiatrisë janë të shumtë. Ata vine me vetë-iniciativë, me përcjellje të familjarëve dhe ka raste kur vijnë edhe me përcjellje të Policisë.

Por, vetëm një bisedë e thjeshtë me këta pacientë, mund të përfundojë me sulm ndaj personelit mjekësor.

Rrezikshmëria e këtij personeli është shumë e madhe, deklaron edhe psikiatri Faton Kutllovci.

“Ndodh që gjatë vizitave sulmohet mjeku”, thotë ai, duke shtuar se nuk paguhet rreziku që ju nënshtrohen ata. /GazetaTribuna/

Exit mobile version