Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka shkarkuar Anton Shalën nga të gjitha pozitat udhëheqëse në këtë subjekt politik.
Përmes një komunikate për media, PShDK ka njoftuar se, arsyeja e shkarkimit të Anton Shalës, i cili është kryetar i Bashkësisë së degëve të Partisë Demokristiane në Gjakovë, njëherësh edhe kryesues i Asamblesë në Gjakovë, nga koalicioni AAK-PShDK në nivelin lokal, ka ardhur për shkak se Shala kishte bojkotuar koalicionin LDK-PShDK dhe iu kishe bashkangjitur koalicionit AAK-PSD dhe kandidatit Pal Lekaj.
“Pprandaj për arsye të bojkotit të zgjedhjeve dhe kandidatëve të PShDK-së, sot kryesia e PShDK-së unanimisht, pa asnjë votë kundër ka vendosur që Anton Shala të shkarkohet nga të gjitha pozitat udhëheqëse në PShDK”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu thuhet se ai nuk është më as përfaqësues i PShDK-së në Asamblenë Komunale në Gjakovë. /Telegrafi/