Site icon Telegrafi

PSG vazhdon me fitore, triumfon lehtësisht te Nice

Paris Saint Germain kanë marrë edhe fitoren e dytë në edicionin e ri në Ligue 1.

Skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel ka triumfuar lehtësisht në udhëtim te Nice me rezultat 0-3.

Kylian Mbappe shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 38-të.

Krejt në fund të pjesës së parë, Angel Di Maria realizoi golin e dytë, pas një topi të kthyer nga portieri vendas.

Me epërsinë e dy golave 0-2 të mysafirëve, përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

https://twitter.com/mbappegoals_/status/1307647866035462146

Dominimi i kampionit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, teksa shënuan edhe një gol.

Ishte minuta e 66-të e sfidës, kur Angel Di Maria harkoi për mrekulli, ndërsa Marquinhos realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar 0-3.

Me këtë fitore, PSG ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me gjashtë pikë të grumbulluara pas katër sfidave. /Telegrafi/

https://twitter.com/mbappegoals_/status/1307664361398448128

Exit mobile version