Telegrafi

PSG tregon fuqinë e kampionit, e turpëron Dijonin

Paris Sain-Germain (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germaini ka fituar tri pikë me lehtësi në javën e 37-të në Ligue, pasi e ka mposhtur Dijonin me rezultat të thellë (4-0).

Golin e parë për skuadrën parisiene e shënoi Angel Di Maria në minutën e tretë, ndërsa një minutë më vonë, Edinson Cavani (4’) e dyfishoi epërsinë.

Kylian Mbappe u përkujdes që PSG-ja të shkonte në pushim të pjesës së parë me përsëri prej tre golave, duke shënuar në minutën e 36-të.

Neymar (Foto:y Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë ishte përsëri në duart e parisienëve, por që tani ishin më të qetë, gjersa sulmuesi francez (36’) realizoi golin e tij të dytë në ndeshje dhe të katërtin për PSG-në.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga PSG

Paris Saint-Germaini tashmë është shpallur kampion i Ligue 1, ndërsa ka arritur të arkëtojë 91 pikë pas xhiros së 37-të, 16 pikë më shumë se vendi i dytë Lille. /Telegrafi/