Telegrafi

PSG të hapur që ta shesin Draxlerin në janar

Julian Draxler . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Gjigantët e Ligue 1, Paris Saint Germain, janë të gatshëm që ta shesin Julian Draxlerit.

L’Equipe shkruan se klubi do të mundohet që t’i bëjë zgjidhje lojtarit që në janar.

Klubi po kërkon që të blejë një mesfushor dhe një mbrojtës qendror, ndërsa vetëm me shitjen e një lojtarit mund të financohen.

Julian Draxler te Paris Saint-Germain . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Për këtë klubi është i gatshëm që ta shes, ose ta huazojë gjermanin.

Draxler te PSG është që nga viti 2017 dhe deri më tani ka zhvilluar 83 ndeshje duke shënuar 11 gola. /Telegrafi/