Site icon Telegrafi

PSG të gatshëm ta lënë Mbappen të largohet falas pas dy vitesh te Real Madrid

Te Paris Saint-Germain raportohet se janë të hapur për idenë e humbjes së Kylian Mbappe falas në vitit 2022 kur i skadon kontrata, me Real Madridin që mbeten në garë.

Sidoqoftë, kampionët francezë do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për ta nënshkruar një kontratë të re me sulmuesin.

Real Madrid mbetet shumë i interesuar për lojtarin, ku shumë gjatë është folur dhe për thyerjen  rekordit të transferimit.

Por për shkak të krizës së coronavirusit dhe ndikimit ekonomik, planet për blerjen e tij nga Los Blancos mund të prisheshen, duke i shtyrë edhe për 12 muaj, që do të thotë se do të përpiqen të përfundojnë marrëveshjen vitin e ardhshëm.

Sipas AS , PSG është e vendosur që të mos e shesë fituesin e Kupës së Botës te Real Madridi – pavarësisht çmimit që do të ofrohet – duke lejuar që ai të shkojë falas kur i skadon kontrata e tij në 2022.

Gjigantët spanjollë janë të sigurt se Mbappe nuk do të nënshkruajë për zgjatje të kontratës me klubin nga Parc des Princes. /Telegrafi/

Exit mobile version