Klubi i madh francez, Paris Saint-Germain synon me çdo kusht transferimin e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola në Parc des Princes.
Guardiola kohëve të fundit pohoi angazhimin e tij te City, duke thënë se ai “100 për qind” do të jetë në klub sezonin e ardhshëm.
Por, pronarët e PSG-së janë të etur për të kaluar klubin e tyre në një nivel tjetër dhe ta shohin Guardiolën si njeriun që ta bëjë këtë.
Sipas mediumit anglez Express.co.uk, PSG është vendosur të bëjë një ofertë të madhe për menaxherin e Cityt.
PSG 'ready to offer Pep Guardiola huge deal' to quit Man City | https://t.co/N7y2bVRJGi pic.twitter.com/2yk8s8NNd8
— Mirror Football (@MirrorFootball) January 19, 2020
Sheikët e PSG-së besojnë se Guardiola është njeriu ideal që do ta ngrit klubin e tyre në maja dhe do t’i bëjnë atij ndonjë ofertë në verë.
Guardiola në të kaluarën ka drejtuar Barcelonën dhe Bayern Munichun. /Telegrafi/