Paris Saint-Germain do të jetë nikoqir i Galatasarayt në përballjen e fundit mes tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare në sfidën që fillon në ora 21:00 në Parkun e Princave.
Idrissa Gueye dhe Kimpembe, do të jenë mungesat e kampionit të Ligue 1 për këtë takim.
L'avant match Paris Saint-Germain – Galatasaray au Parc des Princes 🏟 https://t.co/bNh6iBiO53
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 11, 2019
Në anën tjetër,Ryan Babel, Andone, Feghouli, Buyuk dhe Luyindama, do të mungojnë te Galatasaray.
Formacioni startuesi i PSG-së: Sergio Rico; Kurzawa, Kouassi, Diallo, Bernat; Sarabia, Marquinhos, Paredes; Mbappé, Icardi, Neymar.
Formacioni startues i Galatasarayt: Muslera; Mariano, Donk, Marcao, Nagatomo; N’Zonzi; Belhanda, Lemina, Seri, Bayram; Emre Mor.
Në kuadër të Grupit A do të zhvillohet edhe takimi në mes të Real Madridit dhe Clu Brugges, derisa parisienët dhe madrilenët e kanë siguruar kualifikimin në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/