Telegrafi

PSG synon t’ia rrëmbejë Barcelonës objektivin kryesor, në bisedime me Memphis Depay

Memphis Depay do të largohet nga Lyoni gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin francez, por që nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Depay është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë, por ai kërkohet edhe nga skuadra të tjera.

L’Equipe ka raportuar sot se lojtari mund të ndërrojë skuadër në janar, por jo edhe kampionat.

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain janë futur fuqishëm në garë për të nënshkruar me sulmuesin holandez.

Drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo ka pasur disa takime me agjentët e futbollistit.

PSG është gati të ofrojë një shumë prej pesë milionë euro te Lyoni për lojtarin që ta kompletojnë transferimin e tij në janar.

Ndërkohë vlen të theksohet se në garë për yllin holandez janë edhe skuadra tjera si Milan, Roma, Atalanta e Borussia Dortmund. /Telegrafi/