Paris Saint-Germain i ka vënë syrin yllit të Manchester United, Marcus Rashford, shkruan L’Equipe.
Kontrata e Rashford me Manchester United skadon në vitin 2023. Ai sezonin e kaluar shënoi vetëm 4 gola në 25 ndeshje.
PSG është në treg për një sulmues më shumë dhe e sheh Rashfordin si një pjesë që mund të përshtatet në sulmin e tyre tashmë të mbushur me yje.
L’Equipe raporton se Paris Saint-Germain është duke zhvilluar bisedime me Manchester United.
Menaxheri Christophe Galtier ka treguar në konferencën e tij për shtyp më herët këtë pasdite se ai dëshironte të shtonte një tjetër sulmues në opsionet e tij, pasi Arnaud Kalimuendo që të largohej për në Rennes dhe Mauro Icardi nuk pëlqehet nga ai. /Telegrafi/