Paris Saint-Germain u është rikthyer fitoreve në Ligue 1, pas humbjes 2-1 që pësoi ndaj Rennes në javën e kaluar.
Kampioni në fuqi i ligës franceze e ka mposhtur Metzin 2-0 në udhëtim, derisa golat u shënuan qysh në pjesën e parë.
Golin e parë për parisienët e realizoi Angel di Maria në minutën e 11-të nga pika e bardhë.
C'est la pause à Saint-Symphorien, le @PSG_inside mène 2 buts à 0 🆚 @FCMetz ! 💪 #FCMPSG
🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/pZDzOrdOri
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 30, 2019
Epërsinë për PSG-në e dyfishoi Choupo-Moting (43’), pasi asistimit që pranoi nga Marco Verratti, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë i ishte rastet e veta, mirëpo të dyja skuadrat nuk arritën të tregoheshin të sakta, duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultatin e pjesës së parë, 0-2.
Pas javës së tretë, PSG gjendet në vendin e parë me nëntë pikë, po aq sa ka Rennes në vendin e dytë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JTvLJo_5hvM
https://www.youtube.com/watch?v=0sdLV3EslOc