Telegrafi

PSG shkon në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj RB Leipzigut

RB Leipzig vs PSG (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Rasenball Sport Leipzi dhe Paris Saint-Germainit, në takimin që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze ka shkuar në pushim të 45 minutave të parë me rezultat 2-0.

Skuadra franceze kishte një shans të artë në minutën e 13-të cilën e konkretizuan mjaftë mirë.

Lexo po ashtu PSG kalon në epërsi ndaj RB Leipzigut - gol i bukur me kokë nga Marquinhos

Nga një harkim në zonë i Angle di Marias, Marquinhos pati një shkëputje të mirë, për të shënuar me kokë.

Kampioni i Ligue 1 nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Di Marias (42′), që pranoi një asistim nga Neymar.

Përqindja e topit dhe shanset për gol ishin në anën e tyre, derisa RB Leipzigu kishte vetëm një goditje në portë. /Telegrafi/