Paris Saint-Germain e ka mposhtur Montpellierin me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligue 1.
Kryeqytetasit kanë vazhduar dominimin dhe fitoret në kampionatin francez, pasi kësaj radhe me shumë lehtësi e ka mposhtur Montpellierin.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën t’i shënojnë edhe tri gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tetë minutave lojë dhe ishte Pablo Sarabia, i cili shënoi për 1-0.
Quel homme 🤩 pic.twitter.com/9nnGhEUvYN
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 1, 2020
Në minutën e 42-të ishte Angel Di Maria që shënoi një gol të bukur për 2-0, ndërsa Daniel Congre (44’) shënoi autogol për ta quar PSG-në në pushim me epërsi 3-0.
Në pjesën e dytë, PSG ishte skuadra e vetme që luajti futboll, krijoi raste dhe shënoi edhe tre gola tjerë.
Fillimisht ishte Kylian Mbappe (57’) që shënoi një gol të bukur për 4-0 pas asistimit të Neymarit, ndërsa Laywin Kurzawa (65’) shënoi për 5-0 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.
Simple, efficace, précis #PSGMHSC
⚡️ @KMbappe pic.twitter.com/gAkFAdVS5p
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 1, 2020
Pas kësaj fitore, PSG ka 55 pikë në vendin e parë, ndërsa Montpellier renditet në vendin e katërt me 33 pikë.
Në ndeshjen e radhës, parisienët udhëtojnë te Nantes, ndërsa Montpellier e pret Metzin. /Telegrafi/
https://twitter.com/PochardHaddock/status/1223649720494632960
https://twitter.com/SportiveActu/status/1223658133123452929
https://twitter.com/R0r0lit0/status/1223666675251400705