Paris Saint Germain ka fituar me rezultat 0-5 ndaj Angersit në Ligue 1.
Për mysafirët kjo ishte një fitore e lehtë pasi ata dominuan nga fillimi deri në fund.
Goli i parë në takim erdhi nga Kylian Mbappe në minutën e pestë, ndërsa Julian Draxler shënoi në minutën e 14.
Në vazhdim shënoi dy herë Edinson Cavani (30’, 60’), ndërsa Lucas shënoi golin e fundit në takim në minutën e 84.
Pas kësaj fitore PSG vazhdon në pozitën e parë me 29 pikë, kurse Angers në vendin e 11-të me 13 pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga Parisi është ndaj Nantes. /Telegrafi/