Telegrafi

PSG-së i rikthehen dy yje, por i mungon një tjetër për ndeshjen e dytë me Barcelonën

PSG ka mirëpritur sërish Achraf Hakimi për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Mbrojtësi maroken humbi ndeshjen e parë për shkak të pezullimit.

Një tjetër lojtar që është rikuperuar plotësisht për të konkurruar në ndeshjen e dytë për PSG-në është mesfushori i ri Warren Zaire Emery.

Lexo po ashtu Xavi zbulon se çfarë e dobëson skuadrën e tij përpara ndeshjes me PSG-në

Francezi ishte mjaftueshëm i aftë për të nisur nga stoli në ndeshjen e parë, por është rikuperuar nga goditja që pësoi para asaj ndeshje.

Të dy lojtarët pritet ta nisin ndeshjen për parisienët të martën si shpresë për të kapërcyer deficitin 3-2.

PSG ka konfirmuar se skuadra e tyre tashmë është në rrugën e tyre drejt Barcelonës për ndeshjen me Presnel Kimpembe të vetmin që mungon nga lëndimi. /Telegrafi/