Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho ka futur në ‘luftë’ dy skuadrat e mëdha evropiane, Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germainin.
Talenti i madh anglez ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë plot 14 asistime për skuadrën e tij në Bundesliga këtë sezon.
Paraqitjet e tij të mira me Dortmundin kanë bërë që Sancho të bëhet objektiv i madh i skuadrave evropiane.
Djajtë e Kuq janë gati të bëjnë çmendurinë për ta rikthyer Sanchon në Angli këtë verë.
Klubi anglez janë gati të bëjnë 18-vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë anglez në histori të futbollit, duke paguar rreth 80 milionë euro për të.
Megjithatë, sipas mediumit The Mirror, Unitedi tani duhet të luftojë me Paris Saint-Germain për xhevahirin e Dortmundit.
Transferimi i Sanchos do të jetë i vështirë për të dyja klubet pasi lojtari ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe Dortmund këmbëngul se ai nuk është në shitje.
Liderët e Bundesligës nënshkruan me Sancho nga rivalët e Unitedit, Manchester City në verën e vitit 2017. /Telegrafi/