Telegrafi

PSG rivalizon Man Cityn për Allanin

Kylian Mbappe - Allan (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain thuhet se është i vendosur të nënshkruajë me mesfushorin Allan në janar, me Napolin që po kërkon në vend të tij yllit e Cagliarit, Nicolo Barella.

Sipas gazetës Corriere dello Sport, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel është bindur nga shfaqjet e Allan në dy ndeshjet ndaj tyre në Ligën e Kampionëve.

27-vjeçari ka fituar kohëve të fundit edhe paraqitjen e tij të parë për Brazilin dhe është në kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2023.

Lexo po ashtu Allan mbetet objektiv i Man Cityt

Edhe pse Napoli nuk ka asnjë nxitim për të shitur mesfushorin e tyre, është raportuar se ata mund të lëkunden prej ndonjë oferte që do të ishte 50 milionë euro.

Allan gjatë një dueli me Pjanicin (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Manchester City dhe Bayern Munich kanë treguar gjithashtu një interes në transferimin e Allanit nga Stadio San Paolo.

Mbi të gjitha, Napoli ka identifikuar tashmë zëvendësimin e tij ideal për mesfushorin energjik dhe ai është 21-vjeçari i talentuar i Cagliarit, Barella.

Lexo po ashtu Marotta afër emërimit, Interi ndjek objektiva të njëjta me Juventusin

Talenti nga Sardenja tashmë ka katër paraqitje me Italinë dhe ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Ligën Premier, me Chelsean shumë të interesuar.

Interi dhe Juventusi gjithashtu kanë vendosur shikimin e tyre në Barellan, i cili do të kushtonte mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/