Site icon Telegrafi

PSG rivalizon Interin për Insignen

Sipas raportimeve të fundit italiane, Paris Saint-Germain janë në mesin e klubeve të interesuara në yllin e Napolit, Lorenzo Insigne.

Agjenti i mesfushorit me tipare sulmuese ka dhënë një ‘bombë’ këtë javë, duke deklaruar se italiani mund të lërë klubin e tij për shkak të një mosmarrëveshje rreth kontratës.

Ndërsa, kryetari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka deklaruar se nuk do të ketë të ardhur të rinj, por CalcioNapoli24 raporton se skuadra franceze janë në mesin e atyre të interesuarave në Insignen, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Hamsik kërkon rikthimin e Cavanit te Napoli

Mendohet se trajneri Unai Emery ka kërkuar një tjetër sulmues me dhunti të shumta dhe futbollisti i Napolit është identifikuar si një prej atyre që do t’i përshtatej këtij profili.

Megjithatë, asnjë ofertë nuk është bërë nga skuadra e Ligue 1, teksa Insigne nuk do të jetë i lirë.

Lexo po ashtu Emery: Dua të mbaj Matuidin

Një opsion tjetër mund të jetë një marrëveshje që përfshin Edinson Cavanin, i cili në këtë mëngjes është lidhur me një rikthim në San Paolo. /Telegrafi/

Exit mobile version