Paris Saint-Germian ka bërë të ditur se do ta shesin Edinson Cavanin në këtë afat kalimtar.
Skuadra franceze dëshiron ta shesë sulmuesin uruguaian në këtë afat dimëror, pasi kontrata e tij skadon në verën e këtij viti.
Atletico Madridi është skuadra më e interesuar për shërbimet e Cavanit, derisa ka bërë ofertën e parë në drejtim të kampionit të Ligue 1.
PSG thuhet se ka pranuar një ofertë prej dhjetë milionë eurosh për sulmuesin nga Los Rojiblancos, por që e kanë refuzuar.
Parisienët po kërkojnë së paku 30 milionë euro nga shitja e 32-vjeçarit, mirëpo madrilenët po refuzojnë ta paguajnë atë shumë.
Thomas Tuchel nuk dëshiron ta shesë Cavanin në këtë afat, por që kontrata e tij skadon në qershor të këtij vitit. /Telegrafi/