Site icon Telegrafi

PSG raporton Barcelonën në FIFA për Rabiot

Adrien Rabiot (Getty Images)

Paris Saint-Germain thuhet se është gati ta raportojë Barcelonën në FIFA në lidhje me qasjen e tyre për mesfushorin francez, Adrien Rabiot.  

Barcelona thuhet se është e interesuar të sjellë mesfushorin francez në Camp Nou për të forcuar mundësitë e tyre në mesin e fushës.

Por, skuadra nga Ligue 1, PSG, nuk janë të impresionuar me përpjekjet e spanjollëve për të bindur 23-vjeçarin që të lëvizë drejt La Ligas.

Lexo po ashtu Barcelona është gati të pres deri në ditën e fundit për nënshkrimin e një mesfushori tjetër, katër yje në listën e dëshirave

Megjithatë, kjo nuk përfundon me kaq pasi parisienët nuk janë aspak të knëaqur me qasjen e Barcelonës për Rabiotin.

Adrien Rabiot (Getty Images)

Sipas gazetës spanjolle Sport, PSG është gati të raportojë Barcelonën në FIFA për ndjekjen e mesfushorit të tyre francez.

Barça, ndërkohë, me sa duket është i hutuar nga këto sugjerime, pasi thuhet se pretendojnë se e kanë informuar PSG-në për interesin e tyre.

Lexo po ashtu Barcelona sulmin e fundit për Rabiot, 50 milionë euro ofertë PSG-së

Gjiganti katalunas pretendon se i ka njoftuar përmes drejtorit sportiv Pep Segura dhe sekretarit teknik Eric Abidal.

Ndryshe, Rabiot është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe deri më tani ka refuzuar ta rinovojë atë. /Telegrafi/

Exit mobile version