Paris Saint-Germain ka pranuar ofertën rekorde të Al Hilal prej 300 milionë euro për të nënshkruar me Kylian Mbappen.
PSG në pronësi të Katarit beson se të paktën pesë klube janë të interesuara për nënshkrimin e kapitenit të Francës, raporton Sky Sports News.
Kampionët francezë i kanë dhënë leje Mbappes të flasë me klubin saudit.
24-vjeçari ishte nxjerrë në shitje nga kampionët francezë, të cilët e kanë lënë gjithashtu jashtë turneut parasezonal të klubit në Japoni dhe Korenë e Jugut.
PSG bëri të ditur se do të përfshinte vetëm lojtarë që besojnë se janë të përkushtuar ndaj klubit.
Marrëdhëniet mes Mbappes dhe PSG kanë qenë të tensionuara që kur sulmuesi francez tha muajin e kaluar se nuk do të rinovonte kontratën e tij, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm, kur ai mund të largohej falas nga Parisi. /Telegrafi/
BREAKING: PSG accept world-record £259m bid for Mbappe from Al Hilal
Latest: https://t.co/8akAnYtAiL
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/Ho0sHrew4H
— Sky News (@SkyNews) July 24, 2023