Telegrafi

PSG po tenton transferimin e Alissonit

Paris Saint Germain ende nuk janë të kënaqur me portierët.

Edhe pse në pozitën e portierëve janë Areola dhe Kevin Trapp, PSG kërkon sërish përforcime.

Portieri fantastik i Romës, Alisson Becker është bërë objektivi kryesor i gjigantit francez PSG.

E përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar se kolonia braziliane tek Parisi kërkon Alissonin në portë.

Vështirë se Roma do të lejoj largimin e brazilianit i cili ka qenë njeriu kryesor i kësaj Rome të fuqishme në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi sipas mediave italiane PSG do të tentoj transferimin e Alissonit me një oferté mbi 35 milionë euro.

Alisson iu bashkua Romës dy vite më parë nga skuadra braziliane Internacional për tetë milionë euro.

25-vjeçari ka luajtur 15 ndeshje këtë edicion me Romën ku nëntë nga to e ka mbajtur portën e pa prekur. /Telegrafi/