Site icon Telegrafi

PSG po planifikon të bëjë luftë ofertash në këtë afat për Mbappen

Paris Saint-Germain është përgatitur të bëjë atë që duhet për të shitur Kylian Mbappen këtë verë.

E ardhmja e francezit në Paris ka arritur pikën e krizës këtë muaj me kapitenin e Francës në një qëndrim të hapur me klubin për të ardhmen e tij.

Ish-ylli i Monacos është kontraktuar me kampionët e Ligue 1 deri në fund të sezonit 2023/24, por një klauzolë për ta zgjatur atë me 12 muaj duhet të aktivizohet deri në fund të korrikut të këtij viti.

Lexo po ashtu Bëhet e ditur data se kur mund të shitet Mbappe nga PSG

Mbappe ka konfirmuar qëllimin e tij për të mos aktivizuar klauzolën, pasi ai synon të transferohet te Real Madridi, por parisienët dëshirojnë ta shesin atë.

Plani i Real Madridit për të nënshkruar me Mbappen në një transferim të lirë në 2024 është në rrezik pasi PSG dëshiron të largojë sulmuesin e tyre këtë verë për të siguruar një tarifë transferimi.

Sipas raportimeve nga eksperti i transferimeve të Sky Sports, Kaveh Solhekol, PSG nuk ka asnjë interesim të sigurojë që Mbappe të marrë lëvizjen e tij të dëshiruar në Madrid dhe do të dëgjojë të gjitha ofertat e aplikueshme.

Lexo po ashtu Zbulohet se çfarë i tha Mbappe trajnerit të PSG-së në telefonatën e parë mes tyre

“PSG do të bëjë gjithçka që mundet për ta shitur Mbappen te ofertuesi më i lartë”, raportoi ai.

“Nuk ka asnjë emocion për sa i përket PSG-së. Është biznes. Është transaksionale dhe nuk u intereson se ku shkon”.

“Ata me kënaqësi do të bëjnë biznes me Real Madridin ose këdo që paguan dhe nuk kanë asnjë problem që kanë të bëjnë me klubet saudite”, thuhet më tej në raportimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version