Lucas Hernandez vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Bayern Munich apo do të largohet.
Qëllimi i qendërmbrojtësit francez është të largohet nga Allianz Arena pas katër viteve qëndrim.
Hernandez ka arritur marrëveshje personale me kampionin në fuqi të Francës, Paris Saint Germain për një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të fitoj 15 milionë euro në sezon.
27-vjeçari po i bën presion Bayernit për mos ta penguar që të rikthehet në Francë dhe të luaj.
Sky Sport ka raportuar se PSG tani po mendon të bëj një ofertë në drejtim të Bayernit për francezin kontrata e të cilit skadon pas 12 muajve.
PSG synon që të ofrojë rreth 35 milionë euro, derisa Bayerni insiston që të fitoj 50 milionë euro nga shitja e francezit.
Hernandez këtë edicion ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje me Bayernin në të gjitha garat shkaku i lëndimit, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/