Telegrafi

PSG planifikon transferimin e Joao Felix si zëvendësues të Mbappes

Paris Saint Germain mund të mbesin pa yllin e saj kryesor Kylian Mbappen në verën e vitit 2021.

Sulmuesi francez i ka bërë të qartë parisienëve se nuk do ta rinovojë kontratën e tij e cila skadon në qershor të vitit 2022.

Kësisoj PSG pritet ta shes francezin në verë në mënyrë që mos ta humbas atë pa para në përfundim të kontratës së tij.

E përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se PSG tanimë ka gjetur zëvendësuesin e Mbappes kur ky i fundit të largohet nga Parc de Princes.

Talenti i madh portugez i Atletico Madrid, Joao Felix po shihet si zëvendësuesi adekuat i Mbappes te PSG.

Kampioni në fuqi francez është gati të bëjë një ofertë të lartë rreth 170 milionë euro te Atletico Madrid për portugezin.

21-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme ku ka shënuar shtatë gola e ka bërë tre asistime në 10 ndeshjet e para këtë edicion.

Gjithsesi përveç kampionëve në fuqi të Francës, për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester United, Manchester City e Juventus. /Telegrafi/