Site icon Telegrafi

PSG i përgjigjet Barcelonës për Neymarin: Respektuam të gjitha normat, ndjejmë keqardhje për sjelljen e tyre

Paris Saint-Germain ka lëshuar një deklaratë për padinë e Barcelonës ndaj lojtarit të tyre Neymar.

Lojtari ka kaluar te PSG për 222 milionë euro.

Barcelona kërkon nga Neymari të paguajë 9 milionë euro për shkelje të kontratës, pasi kishte marr një bonus në këtë vlerë për besnikërinë treguar klubit, që e theu pas disa muajsh.

Klubi në Liga 1 është i befasuar nga qasja e Barcelonës në këtë çështje. PSG insiston që ata dhe Neymari kanë respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat e zbatueshme gjatë transferimit.

“Paris Saint-Germain është befasuar kur e kuptoi se FC Barcelona ka lëshuar deklaratë zyrtare që njofton fillimin e procedurave ligjore në Spanjë kundër ish-lojtarit të tyre Neymar Jr. Aty thuhet se Neymar Jr. duhet të paguajë paratë që pretendohen nga ish klubi i tij, me Paris Saint-Germain që do të jetë përgjegjës për të paguar shumën e papaguar”.

“Paris Saint-Germain rithekson se, si Neymar Jr., si klubi i kanë respektuar gjithmonë të gjitha ligjet dhe rregullat e aplikueshme për blerjen e lojtarit dhe ndjen keqardhje për qëndrimin e FC Barcelonës”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version