Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë masive prej 100 milionë funtesh apo 113.5 milionë euro për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.
Sipas mediumit anglez Daily Express, kampionët francezë kanë veçuar yllin danez si një nga ata që duan të rindërtojnë mesfushën e tyre.
E gjitha kjo pasi drejtuesit duan një sezon të suksesshëm në Ligën e Kampionëve gjatë verës së ardhshme, nën trajnerin e ardhshëm, që thuhet të jetë Thomas Tuchel.
Eriksen, 26 vjeç, ka qenë një lojtar gjithnjë e më i rëndësishëm për Spurs për pesë vjet dhe ata janë të etur ta mbajnë ende një lojtar që ka krijuar një marrëdhënie të frikshme me Harry Kane.
PSG transferoi Neymarin në një marrëveshje 220 milionë eurosh verën e kaluar dhe do të paguajë te Monaco përafërsisht 180 milionë euro për të firmosur në mënyrë të përhershme lojtarin Kylian Mbappe në korrik.
Megjithatë, klubi i pasur është ende pa atë nderim të pakapshëm të Ligës së Kampionëve dhe Eriksen është rezervuar si një objektiv i aftë për t’i ndihmuar ata në atë qëllim.
Transferimi i Eriksenit nuk do të jetë i lehtë për klubin nga Parc des Prince, pasi për të në garë është edhe Barcelona, e cila po ashtu ka gati 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Përveç Eriksenit, drejtuesit e klubit parisien pëlqejnë shumë edhe Ousmane Dembelen e Barcelonës, të cilin gjithashtu do provojnë ta transferojnë në verë. /Telegrafi/