Telegrafi

PSG përfshihet në garën për talentin Pietro Pellegri

Paris Saint-Germaini i është bashkuar garës për talentin e Genoas, Pietro Pellegri.

Il Secolo XIX bën të ditur se klubi francez ka bërë kërkesë për shërbimet e 16-vjeçarit, mirëpo ai dëshiron të qëndrojë te klubi italian së paku edhe për dy vite të tjera.

Pellegri u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2001 që shënon gol në Serie A, kur realizoi në edicionin e kaluar kundër Lazios në muajin shtator.

Shumë klube kanë shprehur interesim që ta kenë sulmuesin e ri në skuadrat e tyre.

Interi, Milani, Chelsea, Manchester City dhe Manchester Unitedi – janë klubet tjera të interesuara për talentin italian.

Lexo po ashtu Pas gjigantëve italianë edhe ata anglezë pas Pellegrit

Mirëpo, Genoa nuk do ta lejojë largimin e tij për pak para. Çmimi i shitjes së tij mund të shkojë deri në 45 milionë euro.

Pellegri është pjesë e Genoas që nga fëmijëria, ndërsa nga edicioni i kaluar ka nisur karrierën e tij edhe me ekipin e parë dhe deri më tani i ka regjistruar shtatë paraqitje.

Njëherësh, ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Italisë duke nisur nga U-15, U-16 dhe tash është pjesë e skuadrës U-17. /Telegrafi/