Site icon Telegrafi

PSG përforcohet në mbrojtje, marrin në huazim talentin portugez për shtatë milionë euro

Paris Saint Germain ka marrë shërbimet e mbrojtësit Nuno Mendes.

Mbrojtësi i talentuar portugez ishte ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, por PSG e ka fituar garën për të.

Gjiganti francez e kishte federuar më 31 gusht talentin portugez, por ai vetëm tani i është bashkuar atyre.

PSG ka paguar shtatë milionë euro te Sportingu i Lisbonës për Nuno Mendes dhe ka të drejtën e blerjes pas një viti për 40 milionë euro të tjera.

19-vjeçari që luan në rolin e mbrojtësit të majtë është bashkuar me parisienët pas ndeshjeve ndërkombëtare me Portugalinë.

Mendes tanimë ka kryer edhe stërvitjen e parë me parisienët ku edhe është prezantuar nga klubi. /Telegrafi/

Exit mobile version