Telegrafi

PSG përballet në udhëtim me Rennesin, formacionet zyrtare

Paris Saint Germain do të jetë mysafire e Rennes në kuadër të xhiros së nëntë në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Parisienët e kanë nisur për mrekulli këtë edicion, ku në tetë ndeshjet e para kanë marrë po aq fitore.

Në anën tjetër, vendasit e Rennes kanë pasur formë të luhatshme me dy fitore, tri barazime e tri disfata.

Rennes synon që ta ndalë për herë të parë këtë edicion Parisin, derisa kryeqytetasit kanë për qëllim të marrin fitoren e nëntë radhazi.

Formacionet zyrtare:

Rennes: Gomis, Traore, Omari, Aguerd, Meling, Bourigeaud, Martin, Tait, Sulemania, Laborde, Terrier.

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes, Verratti, Gueye, Di Maria, Messi, Neymar JR.

/Telegrafi/