Telegrafi

PSG pastër në krye

Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa përmendim përjashtimin e Abdoulwahid Sissokos me karton të kuq (34’).

Pas një pasimi fantastik të Christophe Jallet, Zlatan Ibrahimovic e zhbllokoi rezultatin (55’).

Pas rasteve të shumta të mysafirëve, Kevin Gameiro e dyfishoi epërsinë (73’).

Në fund të takimit (90’+2), Bernard Mendy shënoi autogol pas goditjes së Christophe Jallet.

Paris Saint-Germain kryeson në Ligue 1, me tri pikë më shumë se Lyoni që të shtunën luan ndaj Nice. /Telegrafi/