Telegrafi

PSG pas Sanchezit

Kampionët e Francës, PSG-ja duket e interesuar për të marrë shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Ai shihet si një zëvendësues ideal i Zlatan Ibrahimovic, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Lajmin e ka bërë me dije portal kilian AS, që nënvizon faktin se trajneri i PSG-së, Laurent Blanc është një admirues i Alexis Sanchez dhe e dëshiron në ekip.

Me largimin e Ibrahimoviç në verë, Edinson Cavani pritet të ketë një rol qendror në ekip, duke kaluar në majën e sulmit të PSG-së.

Kjo do të hapte një vend të lirë në krah dhe trajneri Blanc po mendon për kilianin e Arsenalit.

Gjithsesi PSG-ja duhet të nxitojë sepse Arsenali po bën gjithçka për të joshur Alexis të qëndrojë në “Emirates” duke i ofruar një përmirësim të kontratës.