Site icon Telegrafi

PSG i ofron kontratë të re Cavanit

Edinson Cavani (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Paris Sain-Germaini do të ketë shumë punë për të bërë gjatë afatit kalimtar të verës, pasi disa lojtarë e duan largimin, e disa të tjerëve u skadojnë kontratat.

Skuadra franceze thuhet se i ka ofruar kontratë të re Edinson Cavanit, pasi e duan qëndrimin e tij në Parkun e Princave.

32-vjeçari ka edhe një vit kontratë me PSG-në, mirëpo këta të fundit janë duke shpresuar që ai ta vazhdojë kontratën edhe për një vit.

Edinson Cavani (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi uruguaian është duke u lidhur me një largim nga klubi francez, shkaku i privilegjeve që po i gëzon Neymari në skuadër.

Lexo po ashtu Atletico Madridi afër transferimit të Cavanit

Cavani është bërë cak i disa klubeve evropiane, por ofertat nuk mungojnë as nga Kina e Amerika, mirëpo skuadra franceze e dëshiron qëndrimin e tij.

Uruguaiani në sezonin që lamë pa ka arritur të shënojë 18 gola dhe ka bërë pesë asistime në 21 paraqitje në Ligue 1, gjersa kishte vuajtur nga një lëndim, për t’u rikthyer në përfundim të edicionit. /Telegrafi/

Exit mobile version