Telegrafi

PSG ofron edhe Pastoren në ofertën për Oblak  

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ishte në Madrid të enjten duke shkaktuar spekulime për një lëvizje për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak.

Portieri slloven, Oblak ka qenë i lidhur me një lëvizje prej 100 milionë eurove te PSG këtë javë.

Sipas gazetës spanjolle AS, së bashku me Al-Khelaifin, agjenti Marcelo Simonian ishte gjithashtu në qytet. Midis klientëve të Simonian është mesfushori i PSG-së, Javier Pastore.

Lexo po ashtu PSG i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për portierin e Atleticos

Mendohet se mesfushori me tipare sulmuese argjentinas do të përfshihet në ofertën e gjigantit francez për Oblak.

Megjithatë, natën e kaluar u raportua se Al-Khelaifi nuk kishte kontakt me zyrtarët e Atleticos gjatë ditës. /Telegrafi/